Ka ndodhur

Gjendet i pajetë 46-vjeçari në Lezhë, dyshohet se është vetëvrarë

Gazeta Si – Një 46-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Lezhë, ndërsa dyshohet se është vetëvarur.

Fatos Haxhiraj mendohet të ketë ndërruar jetë tre ditë më parë. Ai banonte vetëm në një shtëpi private me qira në lagjen “11 Janari” prej një viti, pasi ka qenë i ndarë nga familja.

Trupi i tij është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Lezhë për ekzaminime të mëtejshme.

“Në lagjen “Varosh” në Lezhë, në një banesë, është gjetur pa shenja jete shtetasi F.Z. 46 vjeç, banues në Fier.  Nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet të jetë vetëvarur. Trupi i tij po dërgohet në Morgun e Spitalit Rajonal Lezhë për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes”, – thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë