Ka ndodhur

Aksident në aksin Kardhiq-Sarandë, lëndohen dy fëmijë të vegjël

Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur në aksin Kardhiq-Sarandë, pranë fshatit Shelegar, ku raportohet për disa persona të plagosur.

Prej përplasjes janë dëmtuar lehtë dy fëmijë të vegjël, që po udhëtonin me familjen nga Delvina në Sarandë.

Sipas mjekëve në spitalin e Sarandës fëmijët ishin të tronditur prej aksidentit, ndërsa kanë pësuar vetëm gërvishtje të lehta sipërfaqësore dhe pasi të stabilizohen do të shoqërohen në banesë.

Nga hetimet paraprake, rezulton se të dy mjetet që udhëtonin në kahe të kundërta kanë pasur shpejtësi mbi normat e lejuara për këtë rrugë.

Aksidenti bllokoi aksin për rreth 30 minuta, pasi të dy mjetet pas përplasjes kishin zënë tërësisht rrugën. Pas mbërritjes së policisë dhe verifikimit, qarkullimi ka nisur normalisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë