Ka ndodhur

Bllokimi i mjeteve lundruese, pronarët protestë tek Drejtoria e Policisë Tiranë

Gazeta Si – Një javë pas bllokimit të skafeve dhe gomoneve në det, pronarët dhe administratorët e mjeteve lundruese kanë protestuar në Tiranë para Drejtorisë së Policisë.

Pronarët thonë se nuk ka asnjë arsye për bllokimin e mjeteve duke qenë se me mjetet e tyre nuk është shënuar asnjë incident.

Sipas pronarëve një penalizim i tillë në mes të sezonit i dëmton mjaft financiarisht.

Prej datës 2 gusht me aksidentin tragjik të Potamit, ku humbi jetën Jonada Avdia 7 vjeç, të gjitha mjetet ujore janë bllokuar në të gjithë vijën bregdetare.

Protesta për bllokimin e tyre ka pasur dhe nga nga pronarët dhe administratorët në Vlorë, Shkodër, Velipojë, Durrës e Sarandë.

Pas tragjedisë në Potam, policia ka bllokuar me qindra mjete lundruese për verifikim dhe kontroll të dokumentcionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë