Gazeta Si – Një 60-vjeçar i dyshuar për zjarrvënie është arrestuar të martën në Divjakë. Policia e Fierit dyshon se Kujtim Tafa ka vënë zjarr në fshatin Biçukas të Divjakës, ku u dogjën 100 hektarë tokë me bimësi të ndryshme dhe ullinj.
Ai ka tentuar të djegë bar të thatë, por situta i ka dalë jashtë kontrollit duke rrezikuar akoma edhe banesat në fshatrat Shën e Premte dhe Gjermen, sipas policisë.
Flakët e zjarrit, për shkak të erës u përhapën me shpejtësi në sipërfaqe të mëdha toke, pasi në shumë drejtime zjarrfikësja nuk futej dot për shkak të terrenit të vështirë, por megjithatë u bë i mundur shuaja e zjarrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




