Ka ndodhur

Dy të rinj tentojnë të hyjnë në Muriqan me mbi 15 mijë euro të padeklaruara

Gazeta Si – Dy të rinj,  kanë tentuar të hyjnë në Muriqan me një shumë parash të pa deklaruar, të cilat i kishin fshehur në makinë, të dyshuara të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, Policia Kufitare e Shkodrës gjeti dhe sekuestroi 14.030 euro dhe 1130 paund, të cilët nuk i kishin deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Njëri prej të rinjve, i identifikuar si C.R, 22 vjeç banonte në Angli dhe ndërsa tjetri, S.R 19 vjeç banonte në Itali.

Ata do të procedohen në gjëndje të lirë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë