Gazeta Si – Një 43-vjeçar nga Fushë-Kruja është shpallur në kërkim nga policia e Fierit pas denoncimit të bashkëshortes se ka marrë fëmijën e mitur dhe është larguar.
Burime policore bëjnë me dije se në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasja Sh. Sh., 38 vjeç(me banim të përkohshëm në Fier), se bashkëshorti i saj, shtetasi G. Sh., i ka marë fëmijën e mitur dhe është larguar.
Pas denoncimit është bërë menjëherë shpallja në kërkim e shtetasit G. Sh., 43 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




