Ka ndodhur

Zjarr në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, helikopterët ndërhyjnë nga ajri

Gazeta Si – Një vatër zjarri ka përfshirë kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë në Piramidën 17 në Kolonjë.

Sipas raportimeeve të para, zjarri është I përmasave të mëdha.

Në atë zonë është pyll i përzier me bredha dhe lisa, çka ndikon në përhapjen e zjarrit. Flakët gjithashtu po favorizohen edhe nga era.

Deri me tani zjarri po shuhet nga ajri me helikopterë nga nga forcat greke, ndërkohë forcat e zjarrfikëse shqiptare janë dërguar për të qenë në gatishmëri në rast se flakët do të kalojnë në anën tonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë