Ka ndodhur

Tre të vdekur nga Covid në 24 orët e fundit, mes tyre një 49-vjeçar nga Korça

Gazeta Si – Tre viktima, mes tyre një 49-vjeçar nga Korça, janë regjistruar në bilancin e 24 orëve të fundit me Covid 19 në vend.

Për fat të keq, kanë humbur jetën edhe një 74-vjeçar nga Kuçova dhe një qytetare 75-vjeçare nga Librazhdi. MSh thotë se nga 2.052 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar pozitivë 776 qytetarë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Janë shëruar 883 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 304,187 që nga fillimi i epidemisë. Ndërkohë, janë 7,596 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Të infektuarit, janë regjistruar në këto bashki: 247 në Tiranë, nga 42 qytetarë në Durrës, Lushnje, 36 në Vlorë, 35 në Fier, 22 në Sarandë, nga 20 qytetarë në Kamëz, Elbasan, 18 në Devoll, nga 17 qytetarë në Lezhë, Krujë, Tepelenë, 16 në Kavajë, 15 në Pogradec, 12 në Shkodër, nga 11 qytetarë në Divjakë, Mallakastër, nga 10 qytetarë në Vorë, Korçë, Prrenjas, 9 në Gramsh, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Dibër, Gjirokastër, Maliq, Dimal, Kuçovë, Skrapar, nga 7 qytetarë në Mirditë, Selenicë, Himarë, nga 5 qytetarë në Roskovec, Patos, Berat, nga 4 qytetarë në Mat, Poliçan, Peqin, nga 3 qytetarë në Shijak, Bulqizë, Delvinë, Përmet, nga 2 qytetarë në Kukës, Tropojë, Rrogozhinë, Libohovë, Këlcyrë, Librazhd, nga 1 qytetar në Pukë, Has, Cerrik.

Statistika (4 Gusht 2022)

Raste të reja ditore 776

Të shëruar në 24 orë 883

Të shtruar në spitale 32

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 2052

Testime totale 1,925,585

Raste pozitive 315,337

Raste të shëruara 304,187

Raste Aktive 7,596

Humbje jete 3,554

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,852

Fier 726

Durrës 619

Vlorë 494

Elbasan 408

Korçë 324

Gjirokastër 267

Lezhë 256

Shkodër 254

Berat 208

Dibër 133

Kukës 55


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë