Ka ndodhur

Lirohen hapësira në plazhin e Darëzezës dhe Divjakës, hiqen qindra çadra e shezlongje pa leje

Gazeta Si – Tre administratorë subjektesh në plazhin e Darëzezës dhe Divjakës janë proceduar penalisht, pasi zunë hapësirën publike, duke vendosur çadra dhe shezlogë, pa lejen përkatëse.

Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave të zaptuara, policia tha se sekuestroi 169 çadra dhe 338 shezlongë që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në plazhin e Darëzezës dhe Divjakës.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të vijës bregdetare, në plazhin e Darëzezës, në breg të detit u gjet një mjet uji tip gomone, i cili u dërgua në Stacionin e Policisë Kufitare Hoxharë, për verifikimin e dokumentacionit dhe identifikimin e pronarit. Nga kontrolli i mjetit lundrues, nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë