Gazeta Si – Marshim-homazh në Shëngjin për 7-vjeçaren Jonada Avdia, e cila humbi jetën të martën në Himarë, pasi u godit nga helika e një gomoneje.
Qytetarë të Lezhës, Laçit dhe Rrëshenit i janë bashkuar thirrjes së Dom Gjergj Metës për këtë marshim-homazh mbrëmjen e sotme.

Qytetarët dhe pjesëtarët e Dhioqezës së Lezhës e Rrëshenit u nisën nga Kisha e Shëngjinit drejt bregdetit. Ata mbanin në duar lule dhe qirinj.
Në bregdet u ndezën qirinj u bë një lutje për vogëlushen 7-vjeçare. Një vajzë 6-vjeçare hodhi e para lulet dhe pas asaj gjithë të tjerët.
Në këtë marshim-homazh merrte pjesë edhe deputetja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj, bashkë me vajzën e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




