Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë, saktësisht në urën e Kardhiqit.
Nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur katër persona. Sipas informacioneve paraprake, një makinë e tipit ‘Mercedez-Benz’ ka prerë rrugën e automjetit tjetër.
Plagë kanë marrë drejtuesit e dy automjeteve dhe dy pasagjerë, që janë dërguar në Spitalin e Gjirokastrës për të marrë mjekim.
Në vendngjarje ndodhet aktualisht Policia Rrugore, që po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




