Gazeta Si – Një 27-vjeçar me iniciale Q.H., ka goditur me thikë një 33-vjeçar me iniciale O.D., në Elbasan, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka nisur për motive të dobëta në lagjen “28 Nëntori” të Elbasanit.
Pasi ka goditur me thikë 33-vjeçarin, autori i dyshuar i ngjarjes është larguar nga vendi i ngjarjes ndërkohë po vijon puna për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




