Ka ndodhur

Tiranë, i riu kapet duke shitur kanabis nga dritarja e makinës

Gazeta Si – Një 25-vjeçar i identifikuar si I.L., është arrestuar, pasi posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Ndërkohë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë dy të rinj të identifikuar si K.A., 22 vjeç, që akuzohet për prodhim e shitje narkotikësh dhe C.D., 20 vjeçe që akuzohet për ‘Moskallëzim krimi’.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Ali Demi”, automjetin me drejtues 25-vjecarin që u arrestua dhe pasagjere shtetasen C. D.

Shoferi pasi ka ndaluar automjetin, i ka dhënë nga dritarja, shtetasit K. A., një sasi lënde të dyshuar narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

gjatë kontrollit në banesën e 25-vjecarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3.4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit I. L.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë