Ka ndodhur

Tiranë, i riu kapet me kallashnikov dhe municion luftarak në makinë

Gazeta Si – Një 33-vjeçar është arrestuar nga forcat e policisë së Tiranës me kallashnikov dhe municion luftarak në makinë.

Policia njofton se në kuadër të operacionit “Driver”, u bë arrestimi i V. H. (R)., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit I. R., 41 vjeç dhe B. Z., 33 vjeç.

Në rrugën “Myslym Keta”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. H. (R). dhe pasagjerë shtetasit I. R. dhe B. Z.

Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, krehër dhe municion luftarak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë