Gazeta Si – Është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare Bill Russell, fituesi më i madh i të gjitha kohërave në bastetbollin amerikan. Nga 1956-a deri në 1969-ën udhëhoqi Boston Celtics në fitimin e 11 titujve, 8 prej tyre radhazi.
Një mbrojtës i jashtëzakonshëm, një qendër e pakrahasueshme. Nuk i mjaftonin gishtat për të vendosur unazat e fituara gjatë karrierës në NBA, plot 11.
Një pionier i basketbollit amerikan, një mit. Bill Russell ishte një nga kolonat e Boston Celtics, 4 sezone si lojtar-trajner dhe pastaj si trajner.
Lajmi për ndarjen nga jeta të legjendesë së basketbollit është bërë i ditur nga familja nëpërmjet rrjeteve sociale. Në momentin e lamtumirës, Russell kishte pranë bashkëshorten Jeannine, ndërkohë që nuk janë dhënë detaje në lidhje me shkakun e vdekjes.
An announcement… pic.twitter.com/KMJ7pG4R5Z
— TheBillRussell (@RealBillRussell) July 31, 2022
Duhet shumë kohë për të treguar se çfarë përfaqëson Russell për Celtics dhe për NBA-në në tërësi. Ai ishte vetë basketbolli, i jashtëzakonshëm. Nuk ka një të dytë si Russell.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.