Lija e majmunit mund të shkaktojë një skuqje që duket e ngjashme me sëmundje të tjera, duke përfshirë herpesin ose sifilizin, por ka disa dallime kryesore.
Krahas temperaturës, skuqja e lëkurës dhe puçrrat janë një nga simptomat kryesore të lisë së majmunëve. Një studim i kohëve të fundit zbuloi se nga 528 rastet e lisë së majmunëve të diagnostikuar në 16 vende midis prillit dhe qershorit të këtij viti, 95% kishin skuqje dhe puçrra.
Më shumë se 21,000 njerëz në 344 vende janë infektuar me linë e majmunëve, tregojnë të dhënat nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Të dhënat tregojnë se një numër i madh rastesh janë diagnostikuar te homoseksualët, biseksualët dhe meshkujt e tjerë që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj, por kjo nuk është një “sëmundje homoseksuale”.
Çdokush mund të preket nga kontakti i ngushtë me një person të infektuar.
Carrie Kovarik, një profesoreshë e dermatologjisë në Spitalin e Universitetit të Pensilvanisë, tha se njerëzit nuk duhet të vetë diagnostikohen.
“Sëmundje të tjera mund të shkaktojnë skuqje dhe puçrra të ngjashme dhe është e mundur të infektoheni me linë e majmunit dhe një infeksion tjetër. Mesazhi im është se këto probleme me lëkurën, nuk janë gjëra që ju duhet të përpiqeni t’i diagnostikoni ose t’i shëroni veten në shtëpi,” tha Esther Freeman, drejtore e Dermatologjisë Globale të Shëndetit në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts.
“Lia e majmunit nis me skuqje të lëkurës dhe një puçërr e mbushet me qelb, e cila krijohet përpara se të skuqet e gjithë lëkura e trupit.Kjo zgjehet dhe shërohet gjatë dy deri në katër javë”, tha Freeman.
Sipas CDC , lia e majmunit mund të shfaqet në pjesë të shumta të trupit duke përfshirë: fytyrën, gojën, duart, këmbët, gjoksin, organet gjenitale dhe anusin.
Skuqja dhe puçrrat nga lia e majmunit mund të jetë simptoma e vetme që shfaqin njerëzit e infektuar me linë e majmunëve.
Por simptoma të tjera që mund të ndodhin para ose pas skuqjes përfshijnë ethe dhe ënjtje të nyjeve limfatike.
Herpes
Lezionet e lisë së majmunit mund të duken të ngjashme me herpesin gjenital dhe plagët e ftohta në gojë të shkaktuara nga virusi herpes simplex.
“Këto shenja shfaqen në organet gjenitale që fillojnë si një gungë dhe më pas bëhen një flluskë, dhe më pas bëhen me qelb ashtu si herpesi,” tha dermatologja.
Por, puçrrat e lisë së majmunit janë më të mëdha se ato të herpesit. Freeman tha se si lija e majmunëve ashtu edhe herpesi mund të përhapen me kontakt të drejtpërdrejtë.
Testimi është mënyra më e mirë për të bërë dallimin midis lisë së majmunëve dhe herpesit, thanë dermatologët.
Molluscum contagiosum.
“Molluscum contagiosum është ndoshta një nga gjërat që mund të duket më e ngjashme me linë e majmunit”, tha Freeman.
Të dy shkaktojnë puçrra të mëdha, si lija e majmunit, virusi i moluskut contagiosum përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëkurën.
Freeman tha se molluscum contagiosum në përgjithësi shkakton “gunga të forta”, ndërsa puçrrat e lisë së majmunit janë të mbushura me qelb.
Sëmundja duar, këmbë dhe gojë.
Kjo mund të ngatërrohet për linë e majmunit sepse të dyja sëmundjet mund të shkaktojnë ethe, si dhe puçrrat në duar, këmbë dhe gojë, thanë dermatologët.
Puçrrat zakonisht përmirësohen pa trajtim brenda dhjetë ditësh, sipas CDC.
Mënyra më e mirë për të dalluar midis lisë së majmunit dhe sëmundjes edhe në këtë rast është një test laboratorik.
Sifilizi.
Sifilizi, një sëmundje seksualisht e transmetueshme.
Ngjashëm me skuqjen e lisë së majmunit, sifilizi përparon në faza të ndryshme.
Pa trajtim me antibiotikë, sifilizi mund të jetë fatal.
Aknet.
Aknet janë një gjendje e lëkurës që shkakton gunga, të njohura si komedone, që zakonisht shfaqen në fytyrë dhe herë pas here në shpinë ose gjoks.
Freeman tha se, ndryshe nga lija e majmunit, lezionet nuk zmadhohen shumë dhe nuk përhapen në pjesë të tjera të trupit.
“Puçrrat nuk shoqërohen me ethe apo nyje limfatike të fryra,” tha ajo.
Burime: Insider / Përshtati: Gazeta “Si“
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.