Lojëra me Dore

Novak Gjokoviç nuk dorëzohet: Po përgatitem për Us Open!

Gazeta Si – Novak Gjokoviç nuk dorëzohet dhe ‘provokon’ me një postim në rrjetet sociale. Tenisti serb shkruan se po përgatitet për ‘Us Open’, edhe pse ligjet në SHBA e ndalojnë të hyjë, sepse është i pavaksinuar.

Pas triumfit në Uimbëlldon, ish-numri 1 në botë nuk dëshiron ta humbasë turneun amerikan. Rregullat aktuale në SHBA nuk lejojnë asnjë të pavaksinuar ndaj Covid-19 të hyjë në vend, ndaj dhe pjesëmarrja e Gjokoviç është bërë çështje.

Novak Gjokoviç me trofeun e Uimbëlldonit. Gazeta Si, 31 korrik 2022

‘Nole’ ishte protagonist në fillim të vitit i një ‘mundje dore’ me qeverinë australiane, që përfundoi me largimin e serbit nga Australia. Çështja në fakt nuk është mbyllur ende.

“Do doja t’u thosha të gjithëve se sa mirënjohës jam për mesazhet e mbështetjes dhe dashurisë që kam marrë këto ditë. Nuk e prisja. Dua t’u falënderoj! Po përgatitem, duke pritur të mësoj nëse do të ketë hapësirë për mua Shtetet e Bashkuara”, – shkruan Novak Gjokoviç.

Me legjislacionin aktual të SHBA-ve, Gjokoviç i pavaksinuar i deklaruar, nuk mund të marrë pjesë në turneun e fundit Slam të sezonit. US Open nis më 29 gusht dhe zgjat deri më 11 shtator.

Fansat e tenistit serb janë mobilizuar për të parë atë në këtë turne. Shkrimtari Nebojsha Jovanoviç, për shembull, i ka dërguar nëj letër presidentit Bajden. Në këtë letër ai i referohet klauzolës 10294, që ka të bëjë me një përjashtim për të huajt e pavaksinuar dhe hyrjen e tyre në SHBA për një event të interesit kombëtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë