Ka ndodhur

Arrestohen babë e bir, në banesë iu gjenden kanabis dhe mbi 40 mijë euro

Gazeta Si – Një 47-vjeçar dhe djali i tij janë arrestuar për kultivim, prodhim dhe shitje narkotikësh në Fier.

Në pranga u vu A. H., 47 vjeç dhe E. H., 24 vjeç banues në Kreshpan, si dhe u shpall në kërkim djali tjetër i tij 23-vjeçari  D. H.

Babai dhe dy djemtë kultivonin, prodhonin dhe shisnin narkotikë. Pas kontrolleve në banesën e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi rreth 8 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, 2 armë gjahu pa leje, 2 automjete, 40,800 euro dhe 3000 dollarë, të dyshuara të përfituara nga aktivitetet kriminale.

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve, në një sipërfaqe toke në pronësi të tyre u gjetën të kultivuara 163 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë