Ka ndodhur

Nga Nikla në Pukë për të kultivuar kanabis! Në pranga babai, djali dhe nipi

Gazeta Si – Tre persona janë, në lidhje familjare me njeri-tjetrin, janë arrestuar në flagrancë në një parcelë ku kishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike në Pukë.

Në pranga ka rënë L.S., 45 vjeç, si dhe djali e nipi i tij, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç.

Me banim në Nikël të Krujës, babai, djali dhe nipi shkonin në Qafën e Malit, Pukë për të kultivuar bimët në një zonë të pyllëzuar.

Në kuadër të operacionit të koduar “Laku”, rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar, në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Laku i Palucajve”, në territorin e fshatit Qafë-Mali, 527 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Policia thotë se bimët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një sasi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe disa qindra të tjera u asgjësuan përmes djegies.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë