Ka ndodhur

Kapet 45-vjeçari i armatosur në Tiranë me pistoletë, municion dhe silenciator

Gazeta Si – Një 45-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur është arrestuar në Tiranë. Në çantën e tij, janë gjetur një pistoletë, pushkë sportive, thika, krehër, municion luftarak, silenciator.

Sipas policisë,  bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Agush Gjergjevica”, në një automjet po qarkullonte 1 shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pasagjeri”.

Për rrjedhojë është vënë pranga është vënë E. K., 45 vjeç, banues në Tiranë.  Po ashtu është arrestuar edhe M. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë