Ka ndodhur

Shpërndante heroinë, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari në Elbasan

Gazeta Si – Një 37-vjeçar është vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim për shpërndarje të drogave të forta në Elbasan.

Policia thotë se në pranga është vënë E.K., 37 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Kurse në kërkim është shpallur E. R., 28 vjeç, banues në Elbasan.

I riu u arrestua në flagrancë, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonte u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë.

Po ashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 4 aparate celulare, një peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaria kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë