Ka ndodhur

Tiranë, tritol servisit të makinave në zonën e Liqenit të Thatë

Gazeta Si – Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një servis makinash në Tiranë.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:35 të kësaj të enjteje në zonën e Liqenit të Thatë.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale. Servisi është në pronësi të një qytetari me iniciale R.P.

Policia thotë se grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë