Ka ndodhur

Përplasen dy motoçikleta në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona

Gazeta Si – Dy motoçikleta janë përplasur mëngjesin e të mërkurës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqezinit të Gjadrit.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesit e motoçikletave dhe dy nga pasagjerët. Dy prej tyre janë me shtetësi të huaj, ndërsa dy shqiptarë.

Ata janë transportuar për në spitalin e Lezhës. Shkak për këtë aksident mendohet të jetë dalja në superstradë pa kontrolluar rrugën duke bërë që t’i presë rrugën shtetasit kroat. Policia ndodhet në vendngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë