Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi shkarkimin e Arben Ahmetaj nga detyra si Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave. Presidenti i Republikës, dekretoi gjithashtu emërimin e Majlinda Dhukës si ministër Shteti dhe Kryenegociatore, si dhe emërimin e Belinda Ballukut në detyrën e Zëvendëskryeministres, përpos detyrës që mban të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Këto janë dy firmat e para të Presidentit të sapozgjedhur ndërsa pritet të formatojë stafin e tij presidencial.
Kuvendi pritet të mblidhet të enjten për të miratuar formalisht dekretet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.