Politike

Ndryshimet në qeveri, Alibeaj: Manovrat e fundit të Ramës

Kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, reagoi pas mesdite për ndryshimet e fundit në qeveri nga Kryeministri Edi Rama.

“Lojërat me shkarkime ministrash janë manovrat e fundit të Edi Ramës për të tërhequr vëmendjen nga e vërteta e hidhur: kjo qeveri është përgjegjëse kryesore për katandisjen e Shqipërisë në këtë gjendje.

E për këtë, veç ministrave marionetë, përgjegjësia kryesore mbetet e njeriut që frymëzoi, drejtoi dhe sot zboi (si shumë të tjerë para tij) bashkëpunëtorë që bashkë me të, mbajnë përgjegjësi direkte për korrupsionin galopant që ka mbërthyer Shqipërinë.

Ftoj SPAK që ndërkohë të vijojë punën për hetimin e të gjitha aferave, dosjet e të cilave presin gjykimin dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve kryesorë të aferave të mëdha korruptive”, thotë Alibeaj.

Sipas tij, “vetëm gjykimi i drejtë dhe i pavonuar i këtyre dosjeve do të mund të vërë në vend drejtësinë e munguar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë