Ka ndodhur

Humb jetën një grua në Durrës, dyshohet se është mbytur

Gazeta Si – Një grua ka humbur jetën sot pasdite në qytetin bregdetar të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13, tek “Apollonia”, ku gruaja, ende e paidentifikuar, dyshohet se është mbytur.

Gruaja, rreth 40 vjeç, është dërguar me ambulancë për në spital, por nuk ka mundur të bijetojë.

Policia e Durrësit pritet të dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje, për të sqaruar rrethanat që çuan në mbytjen e gruas dhe identitetin e viktimës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë