Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka njoftuar se një vatër zjarri është aktive, në një sipërfaqe pyjore pranë zonës së mbrojtur në Bërzanë, në njësinë administrative Zejmen në Lezhë
Në një status në rrjetin social “Facebook”, Peleshi tha se një helikopter Cougar ka shkuar në ndihmë të aksionit për shuarjen e vatrës.
Më tej ai thekson se kjo vatër rrezikon të marrë përmasa të mëdha për shkak të erës së fortë.
Në terren gjenden forcat e emergjencave civile, si dhe janë angazhuar 60 efektivë të FA, forca të policisë dhe vullnetarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




