Ka ndodhur

Vatra të reja zjarri në Lezhë, digjet një sipërfaqe toke në Vuno të Himarës

Gazeta Si – Vazhdon të jetë problematike situata nga zjarret në Lezhë, ku paditen e të mërkurës raportohet  për një tjetër vatër zjarri në një zonë të pyllëzuar.

Flakët po djegin sipërfaqe të konsiderueshme pranë Urës së Zogut, kufirit ndarës mes Lezhës dhe Rubikut.

Ndërkaq, një zjarr i madh është ndezur edhe në fshatin Berzanë, ku po digjen pyje dhe shkurre. Erërat e forta favorizojnë përhapjen e flakëve. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, por e kanë të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit malor.

Ndërkohë, një sipërfaqe toke me barishte është përfshirë ditën e sotme nga flakët në fshatin Vuno të Himarës.

Zjarri ka nisur rreth 14:45, ndërsa sikurse duket edhe në pamje, rrezikohen banesat pranë vatrës.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Mësohet se nga flakët  janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë