Filma

Pse shikuesit po largohen nga Netflix

Abonimi në një shërbim transmetimi mund të jetë njësoj si të porosisësh ushqim kur nuk e di çfarë të hash. Ti paguan para duke shpresuar se ajo që do të vijë në shtëpi të të pëlqejë.

Në muajt e fundit, gjithnjë e më shumë njerëz janë larguar nga Netflix ku midis prillit dhe korrikut janë larguar 1 milion abonentë.

Njerëzit, pas pandemisë, luftës dhe gjithë problemet financiare, tani po bëjnë ‘llogaritë’ e tyre ku bëhet fjalë për shpenzimet dhe Netflix është një nga platformat që njerëzit janë gati të heqin dorë.

Njerëzit thonë se tani janë më të vetëdijshëm për atë që shpenzojnë çdo muaj për shkak të shpenzimeve si rritja e faturave të energjisë elektrike dhe gazit.

Sipas firmës kërkimore Kantar, vetëm në Britani janë 700.000 abonentë më pak në krahasim me fillimin e vitit.

Të rinjtë nën 24 vjeç janë ato që kryesojnë çregjistrimin.

Netflix mbetet shërbimi më i popullarizuar i transmetimit në botë, por shifrat e së martës treguan rënien më të madhe të numrit të abonentëve deri më sot.

Squid Game, Stranger Things dhe Bridgerton i kanë dhënë shumë fuqi por strategjia e kompanisë për të prodhuar sa më shumë seriale dhe filma është një dështim sepse ka ulur cilësinë.

Kështu mendon kritikja televizive Hayley Campbell.

“Unë mendoj se Netflix po humbet abonentë sepse vazhdon të nxjerrë shfaqje të pafundme pa ndalur dhe është kthyer në një “kosh mbeturinash”, thotë Campbell.

Të tjerë njerëz kanë thënë se Netflix të ofron shumë pak filma dhe seriale që ia vlen ti shohësh dhe tashmë është e kotë të vazhdosh të paguash për një shërbim që nuk dëshiron ta marrësh më.

Rritja e inflacionit global ka krijuar një krizë të kostos së jetesës. Në fund të fundit, televizioni dhe filmat e mrekullueshëm janë (shumë) të këndshëm për t’u parë por jo thelbësore si ushqimi, uji apo veshja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë