Ka ndodhur

Bllokohen 147 kg qese plastike njëpërdorimshe, gjobitet firma

Gazeta Si – Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) ka sekuestruar 147 kg qese plastike njëpërdorimshe.

Ata i vendosën masë administrative 500,000 (pesëqind mijë) lekë ndaj subjektit që i posedonte.

Pas vendimit që hyri në fuqi më 1 qershor të gjitha qeset të cilat janë jashtë standardit të caktuar në ligj, do të hiqen nga tregu.

Sipas Këshillit të Ministrave kush kapet me qese njëpërdorimshe do të gjobitet me 500 mijë lek gjobë dhe do t’i sekuestrohet i gjithë malli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë