Gazeta Si – Pranimi i mundshëm i tenistit Novak Gjokoviç në turneun amerikan Us Open ka ndezur një debat në Amerikë, edhe politik. Serbi mbetet në pritje, sepse mund të pajiset me një leje speciale për të luajtur në Nju Jork.
Një situatë e ngjashme kjo me atë të ‘Australian Open’, ku përfundimisht tenisti nuk luajti. Për momentin, jemi në situatën ‘të shohim, ‘shpresojmë’, ‘ku i dihet’, por e vërteta është se ka shumë amerikanë që e duan Novak Gjokoviç në Us Open.

Përpjekjet për ta pasur serbin në këtë turne po bëhen. Është turneu i fundit slam i 2022-shit dhe për nivelin e imazhit dhe sponsorëve ‘Nole’ do të ishte një plus i madh.
Por situata sot është se numri 7 në botë, fitues i freskët i Uimbëlldonit, nuk mund të shkelë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas ligjeve në fuqi, nuk mund të hyjë në këtë vend askush që nuk është i vaksinuar ndaj Covid-19. Dhe Gjokoviç nuk është, kjo dihet prej kohësh.
Për këtë arsye, pajisja e tenistit të njohur me një leje speciale për pjesëmarrjen në Us Open ka shkaktuar polemika. Ka një debat të ashpër edhe politik, edhe pse nuk ka asnjë vendim zyrtar për pranimin e Gjokoviçit në turne.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



