Ka ndodhur

Aksion për lirimin e hapësirave publike te ‘Pema e Thatë’ në Ksamil

Gazeta Si – Lirohet një hapësirë publike në vijën bregdetare në vendin e quajtur “Pema e thatë” në Ksamil.

Policia e Sarandës thotë se ka proceduar penalisht administratorin dhe pronaren e subjektit, e cila kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse, si dhe nuk lëshonte kupon tatimor për shërbimin e ofruar.

Po ashtu, gjatë aksionit për lirimin e hapësirës, janë sekuestruar 489 çadra dhe shezlongë.

Policia ka nisur një procedim penal për Gj.I., 58 vjeçe (pronare e subjektit), për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”;

-K. I., 38 vjeç (administrator i subjektit), për veprën penale ““Pushtimi i tokës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë