Gazeta Si – Një 52 vjecar ka humbur jetën sot në minierën e Bulqizës. Ngjarja e rëndë është shënuar mesditën e sotme në një nga galeritë e minierës në Bulqizë, ku 52 vjecari punonte për nxjerrjen e kromit.
I aksidentuari fillimisht është pikasur nga kolegët e tij të cillët kanë njoftuar për rastin autoritetet.
Sipas policisë lokale të Bulqizës bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën 41, kur gjatë punës një masiv kromi është shkëputur duke e zënë poshtë.
Ndërkohë grupi herimor ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje të rëndë. Mësohet se në komisariat janë shoqëruar drejtuesit teknik të minierës për t’u marrë në pyetje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




