Gazeta Si – Një biznes është qëlluar me armë zjarri një ditë më parë në fshatin Rrencë të Shkodrës. Sipas policisë, autori ka qëlluar me armë në drejtim të lokalit në pronësi të 56-vjeçarit me iniciale T.P.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, uniformat blu nisën hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarjes, si dhe për të zbardhur motivet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




