Gazeta Si – Një makinë është gjetur e shkrumbuar në fshatin Ahmetaq pranë Aeroportit të Rinasit këtë të hënë.
Mësohet se mjeti tip “Volkswagen” është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit dhe është shkrumbuar plotësisht.
Jo shumë larg nga vendi ku u gjet kjo makinë e djegur, u ekzekutuan tre të rinj mbi urën e Fushë Krujës. Ende nuk dihet nëse makina në fjalë ka lidhje me autorët që mund të kenë kryer krimin e rëndë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




