Gazeta Si – Dy familje në Tiranë janë konfliktuar mes tyre për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nuçi Naçi”, ndërsa policia ka ndërhyrë duke arrestuar 2 persona, pjesëtarë të dy familjeve.
Konkretisht janë arrestuar A.Sh. 37 vjeç dhe S.J. 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Shtetasi S. J. dhe disa pjesëtarë të familjes së tij janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, me shtetasin A.Sh. dhe disa pjesëtarë të familjes së tij.
Shtetasi A. Sh., gjatë konfliktit ka goditur me sende të forta shtetasit S. J., 20 vjeç dhe R. D., 16 vjeç, familjarë të shtetasit S. J., 22 vjeç, i cili më pas ka goditur me sende të forta shtetasin A. Sh.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë zhurmuese që u gjet në vendin e ngjarjes, e cila dyshohet se i përkiste shtetasit të arrestuar S. J.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




