Ka ndodhur

Covid / 1.326 persona të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Gazeta Si – Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje nga Covid 19 në vend, ndërsa janë raportuar 1.326 persona të infektuar.

Kjo është dita e dytë radhazi që nuk shënohet asnjë vdekje nga Covid 19, teksa vërehet edhe një ulje e numrit të rasteve në krahasim me ditët e shkuara.

Aktualisht janë 9,270 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Në spitalin COVID-3 bëhet e ditur se po marrin trajtim 32 pacientë.

Janë shëruar 986 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 282,456 që nga fillimi i epidemisë.

Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 3149 testime të kryera, pozitivë për Covid-19 rezultuan 574 qytetarë në Tiranë, 100 në Durrës, 61 në Vlorë, 60 në Shkodër, 49 në Berat, 48 në Fier, 43 në Lushnje, 36 në Sarandë, 34 në Lezhë, 27 në Krujë, 23 në Kamëz, 21 në Elbasan, 19 në Gjirokastër, nga 18 qytetarë në Kurbin, Korçë, 17 në Kuçovë, 16 në Kavajë, 14 në Patos, nga 12 qytetarë në Divjakë, Mallakastër, Dimal, nga 11 qytetarë në Dibër, Gramsh, 9 në Himarë, nga 8 qytetarë në Vau i Dejës, Roskovec, 7 në Shijak, nga 6 qytetarë në Tepelenë, Skrapar, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Mirditë, nga 4 qytetarë në Vorë, Poliçan, 3 në Tropojë, nga 2 qytetarë në Pukë, Mat, Klos, Selenicë, Devoll, Kolonjë, nga 1 qytetar në Kukës, Has, Delvinë, Përmet, Këlcyrë, Maliq, Belsh, Librazhd.

Statistika (16 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 1326

Të shëruar në 24 orë 986

Të shtruar në spitale 32

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3149

Testime totale 1,882,278

Raste pozitive 295,243

Raste të shëruara 282,456

Raste Aktive 9,270

Humbje jete 3,517

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,406

Durrës 831

Fier 685

Vlorë 510

Shkodër 395

Berat 387

Elbasan 286

Gjirokastër 224

Lezhë 223

Korçë 165

Dibër 103

Kukës 55


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë