Gazeta Si – Një turist serb humbi jetën si pasojë e një infarkti në zemër, teksa mbeti i bllokuar në një zonë të thepisur të Tropojës me disa bashkëkombës të tjerë.
Turistët mbetën të bllokuar që prej paradites së kësaj të shtune dhe ata kanë qenë duke eksploruar Majën e Grykave të Hapura në Valbonë.
Për shkak të terrenit të vështirë, helikopteri nuk ulej dot dhe forcat e shpëtimit janë nisur në këmbë. Në ndihmë të tyre janë nisur dhe forcat e kërkim-shpëtimit nga Kosova.
Nxjerrja e trupit të viktimës është bërë me litarë e barrelë, pasi terreni është shumë i vështirë dhe i thepisur.
Ndërkohë, Policia e Kukësit bën të ditur gjithashtu se dy turistë të tjerë që ishin bashkë me viktimën, mashkull dhe femër, janë akomoduar në Valbonë dhe nuk kanë probleme shëndetësore.
Ende nuk dihet sa turistë kanë qenë duke eksploruar këtë zonë, pasi edhe komunikimi me telefon me shërbimet e policisë është i vështirë për shkak të mungesës së valëve tek vendi ku ndodhi ngjarja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




