Ka ndodhur

Nga 150 deri në 800 euro, arrestohen ‘xhepistat’ e autobusëve në Tiranë

Gazeta Si – Dy persona janë vënë në pranga në Tiranë gjatë një aksioni të koduar “Pickpockets”. Policia thotë se A.S., 45 vjeç me precedent penal dhe D.Gj., 45 vjeç u vidhnin portofolët qytetarëve që prisnin në stacionet e autobusit.

Nga hetimet ka rezultuar se në datë 14.07.2022, në “Kthesën e Kamzës”, pranë stacionit të autobusit, dy të arrestuarit dyshohet se i kanë vjedhur portofolin me 800 euro shtetases B.L.

Gjithashtu, më datë 15.07.2022, në rrugën “Mine Peza”, pranë stacionit të autobusit, dyshohet se i kanë vjedhur portofolin me 15.500 lekë të rinj shtetasit B. C.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë