Ka ndodhur

Selenicë/ Çifti grabitet me dhunë në banesë, autori i merr paratë dhe largohet

Gazeta Si – Një grabitje me dhunë ka ndodhur mëngjesin e të shtunës në fshatin Brataj në Selenicë të Vlorës.

Një grua ka denoncuar në polici se ajo dhe bashkëshorti i saj janë kanosur dhe dhunuar nga në person i cili ka marrë edhe një shumë parash më pas.

Policia thotë se në datë 16.07.2022, rreth orës 10:00, shtetasja Y. F., ka njoftuar në Sallën Operative se në fshatin Brataj, Selenicë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka kanosur atë dhe bashkëshortin duke hyrë me dhunë në banesën e tyre dhe u ka vjedhur një shumë parash, e më pas është larguar.

Në qershor të këtij viti, dy të moshuar u lidhën dhe plaçkitën në shtëpinë e tyre gjatë orëve të natës nga persona të panjohur në Vermosh.

Pre e grabitjes ranë Tom Tinaj me bashkëshorten e tij, të cilët e kishin banesën në qendër të fshatit turistik.

Agresorët, të cilët nuk janë identifikuar, dyshohet se morën një shumë prej 30 mijë eurosh, makinën e çiftit dhe sende të tjera me vlerë.

Mri Tinaj u transportua në Spitalin Rajonal të Shkodrës për shkak të plagëve të marra në trup si pasojë e goditjeve me sende të forta.

‘Kemi qëndruar për rreth një orë e gjysëm të lidhur dhe unë kam ecur duke u zvarritur deri sa kam shkuar në kuzhinë. Aty kam marrë një thike dhe jam liruar. Kam njoftuar komshinjtë dhe me pas edhe policinë”, – tregoi ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë