Gazeta Si – Dy të rinj nga Tirana janë arrestuar në Dibër, pasi kanë grabitur një 62-vjeçar. Në pranga janë vënë G. S., 25 vjeç, banues në Dibër dhe A. T., 20 vjeç, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Sipas policisë, në qytetin e Peshkopisë ata i kishin marrë me dhunë një shumë parash shtetasit M. Gj., 62 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në trup, dhe më pas ishin larguar me shpejtësi me automjet.
Policia është vënë në ndjekje të tyre dhe bënë të mundur arrestimin. Gjithashtu “blutë” kanë sekuestruar shuma e parave 364.000 lekë të rinj, që i morën me dhunë 62-vjeçarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




