Ka ndodhur

Kultivonin kanabis në banesë, vihen në pranga babë e bir në Tiranë

Gazeta Si – Babë e bir janë arrestuar në Tiranë, pasi kultivonin bimë narkotike në ambientet e banesës së tyre. Policia thotë se ka sekuestruar 2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa të mbjella në dy vazo.

Në kuadër të operacionit të koduar “House” u bë arrestimi i B. Q., 52 vjeç dhe R. Q., 23 vjeç (babë e bir), për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi i kultivonin bimët narkotike në banesën e tyre, e përgatitnin lëndën narkotike në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë