Gazeta Si – Një parcelë e mbjellë me bimë kanabis sativa është zbuluar nga policia në zonën e Memaliajt në Tepelenë.
Si pasojë është arrestuar 32-vjeçari E.S., dhe është proceduar në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit 66 vjeç.
I riu kishte shpyllëzuar një sipërfaqe toke në pyllin e fshatit Zhapokikë, Memaliaj dhe po e përgatiste për të kultivuar fidanë të dyshuar narkotikë kanabis sativa, të cilat u asgjësuan.
Gjatë kontrolli të ushtruar në banesën e 32-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestrua një armë elektroshok, të cilin ky shtetas e mbante pa leje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




