Gazeta Si – Dy avionë “Canadair” kanë mbërritur nga Selaniku i Greqisë për të shuar zjarrin në malin e Çikës.
Pasi janë nisur nga Selaniku, avionët kanë ndaluar në Korfuz, ku janë furnizuar me karburant dhe rreth orës 16:00 kanë nisur operacionin për shuarjen e flakëve.
Një avion merr 9 mijë litra ujë dhe sipas prefektit të Vlorës, Flamur Mamaj, operacioni do të vijojë edhe ditën e nesërme deri sa zjarri të shuhet totalisht.
Zjarri në malin e Çikës vazhdon për të katërtën ditë me radhë, ndërsa flakët kanë zbritur edhe më poshtë, duke iu afruar fshatit Dhërmi.
Shqipëria nuk disponon kapacitete për shuarjen e zjarrit ngaa ajri, pasi avionët e Ministrisë së Mbrojtjes janë në remont.
Pikërisht për këtë I është kërkuar ndihmë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE.
Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Yanes Lenarsic, në një postim në Tëitter, thekson: “Nxehtësia po godet edhe Evropën Juglindore, ka rrezikshmëri të lartë zjarresh. Pas një kërkese për ndihmë nga Shqipëria, nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Greqia ofroi ndihmë. Dy avionë zjarrfikës janë nisur tashmë drejt Shqipërisë”.
Kjo është hera e dytë për këtë vit, që Greqia i përgjigjet kërkesës së Shqipërisë për të dërguar avionë në vendin tonë për shuarjen e zjarreve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




