Ka ndodhur

Kryebashkiaku socialist i Divjakës denoncon se është dhunuar nga një 32-vjeçar

Gazeta Si – Kryebashkiaku Divjakës, Fredi Kokoneshi është dhunuar nga një 32-vjeçar për motive që ende nuk dihen.

Policia e Divjakës raporton se është bërë kallëzim nga vetë kryebashkiaku socialist. Ai ka thënë në polici se është ofenduar dhe goditur me shuplakë për shkak të detyrës që ushtron.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, e cila dyshohet se ka ndodhur në qendër të qytetit të Divjakës. Materialet i janë referuar për vlerësim prokurorisë Lushnjë.

“Në datë 11.07.2022, në Komisariatin e Policisë Divjakë ka bërë kallëzim shtetasi F. K., 54 vjeç, banues në Divjakë (Kryetar i Bashkisë Divjakë), se shtetasi D.S., 32 vjeç, banues në Divjakë, e ka goditur me grushte dhe e ka ofenduar për shkak të detyrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, referuan materialet në Prokurori për vlerësim.- thuhet në njoftimnin e policisë për denoncimin e bërë nga kryebashkiaku i Divjakës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë