Ka ndodhur

Gjendet një 40-vjeçar i pajetë në Ndërnënas, dyshohet se është mbytur

Gazeta Si – Një person i pajetë është gjetur pasditen e sotme në grykëderdhjen e lumit Seman, pranë fshatit Ndërnënas të Fierit.

Pas ngjarjes, Policia e Fierit ka bërë me dije se dyshimet e para janë se personi është mbytur. Ai është një 40-vjeçar, ende i paidentifikuar.

Foto ilustruese. Lumi Seman. Gazeta Si, 13 korrik 2022

“Sot, rreth orës 18:00, në plazhin e fshatit Ndërnënas, Fier, në breg të detit është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, një shtetas, rreth 40 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e viktimës nuk dallohen shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës”, – shkruhet në njoftimin zyrtar të policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë