Ka ndodhur

Zjarr pranë fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë

Gazeta Si – Një zjarr ka rënë sot në Fushë-Krujë, pranë fabrikës së çimentos në Zallë. Dyshimet e para janë se zjarri është vënë qëllimisht nga barinjtë e zonës.

Era ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi dhe të djegin bimësinë në atë zonë. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikësit, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Nuk ka rrezik për nënstacionin elektrik dhe objektet e tjera që ndodhen në atë zonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë