Ka ndodhur

Adoleshenti nën hetim, kishte fshehur kallashnikovin mes shkurreve

Gazeta Si – Një 17-vjeçar është vënë nën hetim nga policia pasi akuzohet se kishte fshehur një kallashnikov mes shkurreve në rrugën “Gjergj Legisi” në Tiranë.

Policia bën me dije se po hetohen për moskallëzim krimi edhe dy persona të tjerë,  B. K., 40 vjeç dhe I. Z., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon qytetarët, për bashkëpunimin, dhe i fton që të vazhdojnë të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast paligjshmërie që ata evidentojnë”, – thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë