Një aksident me pasojë humbjen e jetës së një 70 vjecari është regjistruar pasditen e së martës në Tiranë. Ngjarja u regjistrua në zonën e Komunës së Parisit, teksa viktimë ka mbetur një këmbësor. Makina drejtohej nga shtetasi A.R, I cili aktualisht është shoqëruar në komisariat ku dhe po merret në pyetje. Grupi hetimor është vendosur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
70 vjecari ka ndërruar jetë në spital, ku nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. Ndërkohë një tjetër aksident është regjistruar në aksin Mullet-Elbasan, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Dy drejtuesit mbetën të plagosur, ndëra u shkaktuan dhe dëme të shumta materiale.
Ndër të tjera, policia rrugore vijon thirrjet ndaj shoferëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Vetëm në harkun kohor të një jave janë afro 7 mijë gjoba të vendosura. Kontrollet janë në çdo aks, me radarë dhe dronë, por pa mundur që të ketë një sensibilizim 100% të tyre. Sezoni turistik ka regjistruar një numër edhe më të lartë automjetesh të cilat qarkullojnë në rrugët e vendit. Po ashtu efektivët e policisë janë në terren për zgjidhjen e situatave.
Kujtojmë se së fundmi kanë nisur kontrollet për të gjithë drejtuesit që në sediljet e parme të mjetit mbajnë fëmijet, madje duke u vendosur edhe goba.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




