Gazeta Si – Një 21-vjeçar nga Prizreni është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë.
Shërbimet e Policisë, në vijim të kontrollit, i kanë kërkuar të riut që të paraqesë dokumentet përkatëse të motomjetit.
Por ai, për të shmangur verifikimin e dokumenteve, ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë, duke u dorëzuar një dokument mjeti, së bashku me një kartëmonedhë me prerje 50 euro.
Ata i kanë vënë pranga për dy vepra të ndryshme penale ndërkohë që motomjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




